Një krim i rëndë është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, teksa raportohet se një 62-vjeçar është vrarë nga djali i tij.

Viktima është identifikuar si Enver Balla, ndërsa raportohet se i biri 34-vjeçar e kishte denoncuar prej ditësh në polici si të humbur.

Autori raportohet se denoncoi se zhdukjen e babai më datë 13.08.2024 në Komisariatin e Policisë Durrës, duke u shprehur se 62-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb