Një 29-vjeçar i identifikuar si Serxho Llaftiu është arrestuar nga policia e Shijakut, pasi vodhi para dhe produkte në një lokal gjatë natës.
Autori akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
Noftim:
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. Ll., 29 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në një lokal në Shijak, një shumë parash dhe pije alkoolike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
(BalkanWeb)