TIRANË


Zbulohen detaje të reja në lidhje me personin që është shoqëruars sot në komisariat në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se në vijim të hetimeve për vrasjen e Santiago Malkos, Policia e Tiranës mëngjesin e sotëm ndaloi 39 vjeçarin Blendi Teta për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.


39 vjeçari Teta është parë në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.


Ai ka thënë se ka qene më parë në vendngjarje dhe nuk ka parë asgjë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb