Policia italiane po zhvillonte hetime pas vrasjes së një të riu shqiptar në Siena, ndërsa ajo që kanë zbuluar është një organizatë kriminale e shpërndarjes së drogës në zonat e Valdichiana dhe Crete Senesi.

Hetimet për shqiptarët, trafikantë droge u zhvilluan pas vrasjes së 22 vjeçarit shqiptar Andrea Ndoja, i ekzekutuar më datë më datë 9 maj 2018 nga Giulio Sale. Italiani Sale u dënua gjithsej 16 vjet burg, pas dënimit me gjykim të shkurtuar.

Nga hetimet për vrasjen u zbulua ekzistenca e një grupi shpërndarësish shqiptarë, miq me viktimën. Policia zbuloi se rrjeti i trafikantëve shiste kokainë me një çmim prej 80 deri 100 euro për gram, kurse shiteshin rreth 2 kilogramë kokainë e pastër në një muaj.

Pasi u arrestuan, dy persona u dënuan me burg, kurse për dy të tjerë u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: