Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në Ndroq.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkaweb se është ekzekutuar me armë shtetasi Alfred Dedja. Vrasja ka ndodhur brenda në lokal, ndërsa viktima ka qenë klient.

Policia është në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb