Një burrë, i cili u kap duke shpërndarë drogë në rrugët e Sleaford, është burgosur për 3 vjet e 6 muaj.

Olsi Gjurra u akuzua për posedim kokaine. 21-vjeçari shqiptar i tha policisë se ishte viktimë e trafikut dhe se po detyrohej të shiste drogë.

Ajo që pasoi ishte një hetim i gjerë nga oficerët e Policisë së Lincolnshire, të cilët zbërthyen më shumë se 8000 mesazhe në celularët e Gjurrës gjatë disa muajve.

Përkthyes shqiptarë u sollën për të shqyrtuar disa nga mesazhet, ndërsa oficerët dhe stafi punuan me Home Office si pjesë e hetimeve të tyre.

Rezultati i këtij hetimi konkludoi me fajësinë e Gjurës, i cili u burgos për 42 muaj, nga Gjykata Lincoln Crown.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb