Sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri, pranon propozimin e Fenebarhçes dhe do të bëhet lojtar i klubit turk në ditët në vijim. Pas katër sezonesh në ekipin e Sevillas dhe 73 golave të shënuar, sulmuesi do të largohet nga kryeqendra andaluze dhe do të përqafojë projektin e ri të José Mourinhos në Turqi.

Operacioni do të mbyllet për rreth 25 milionë euro, shifër e nevojshme për Sevillan me qëllim rregullimin e bilanceve të klubit. Në këtë mënyrë Mourinho kompleton repartin e sulmit te skuadra e tij, e cila me En-Nesyrin, të ngjall me të vërtetë frikë dhe do të jetë padyshim skuadra favorite për t’i rrëmbyer “fronin” kampionëve të Gallatasaray.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb