Një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të reperit shqiptar Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, këngëtarja Enca Haxhia ka qetësuar fansat e tij.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Enca njofton se miku i saj Noizy dhe çunat, duke iu referuar pjestarëve të tjerë të labelit OTR janë mirë.

“Për të gjithë fansat, miqtë, kolegët që pyesin, Noizy dhe gjithë çunat tanë janë mirë”, shkruan Enca, edhe kjo pjesëtare e OTR, e njohur për miqësinë e saj me Noizyn.

Reperi shqiptar u përplas sot në Prishtinë me reperin nga Kosova Cozman, pjesë e labelit Babastars. Mes OTR dhe Babastars ka patur edhe më parë përplasje, por duket se gjërat ishin qetësuar, pasi prej kohësh nuk ka patur më fyerje në distancë. Por me sa duket, kjo pauzë paqeje kaq e kishte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: