TIRANE

Këngëtarja e njohur Enca bëri konfuzë të gjithëve me një postim të fundit të bërë në Instastory. Enca publikoi emoj-in e një gruaje shtatzënë pa shkruar asgjë duke lënë të kuptohet se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël. Pas kësaj këngëtarja kishte marr shumë telefonata nga miqtë e saj të cilët e uronin për beben.

Por ditën e sotme ka vendosur që të shpjegojë se çfarë nënkuptonte me fotografinë që kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Por këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël. Nëpërmjet një video në “Instastory” Enca na tregon se është duke u marrë me përgatitjen e këngëve të reja që do të vijnë shumë shpejt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura që më keni dërguar. Jam në një pritje të ëmbël, por këtë pritje të ëmbël do ta bëjmë bashkë sepse nuk është as vajzë dhe as djalë, por është një baladë. Më në fund një baladë që mezi po pres ta ndaj me ju. Shumë shpejt, në fillim të 2019-s, do ta nisim vitin mbarë bashkë”, tregon Enca.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb