Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka zhvilluar një takim me ish-të përndjekurit politikë, ku në fokus ka qenë nevoja për vendosjen e drejtësisë së munguar dhe rikthimin e dinjitetit për ata që kanë vuajtur pasojat e regjimit komunist.

Alizoti u shpreh se plagët e së shkuarës janë ende të hapura dhe se padrejtësia vijon të rëndojë mbi breza të tërë.

Ai theksoi se Partia Demokratike angazhohet të jetë zëri i atyre që kërkojnë drejtësi të vonuar dhe u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe për një të ardhme me më shumë dinjitet.

Postimi i potë:
Takim me ish të përndjekurit e qarkut të Elbasanit.
Një takim që hapi plagë të përbashkëta, plagë që kanë lënë dhimbje të pashlyeshme në gjirin e familjeve tona.
Drejtësia nuk është vendosur ende! Padrejtësia vazhdon të mbajë peng breza të tërë, që ende vuajnë pasojat e regjimit komunist dhe traumave që ai i shkaktoi shoqërisë sonë.

Partia Demokratike angazhohet të rikthejë dinjitetin dhe të shërojë sadopak plagët e thella që la pas ai regjim i tmerrshëm, pasardhësit e të cilit vijojnë të na qeverisin edhe sot.
Kjo dhimbje duhet të marrë fund! Ne meritojmë dinjitet! Ne meritojmë drejtësi!

Njerëzit e ndershëm meritojnë drejtësi!
Më 11 maj meritojmë ndryshimin!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb