Komedia e Leka Bungos “Ëndërr në papafingo” vjen në Teatrin e Fierit në datat 21 dhe 22 Nëntor në orën 18:00. Vepra që vjen si bashkëpunim i Teatrit Bylis në Fier dhe Teatrit “Skampa” Elbasan, është vepra më e fundit e Leka Bungos.

Ngjarjet e saj vendosen në vitet 1970, në një vilë diku në Tiranë ku jeton familja e një prej heronjve të luftës. Sipas komedisë së Bungos, djali i heroit, është një zetorist në një kooperativë fshati që emërohet Drejtor në një nga Departamentet më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Para detyrës së re, ai bashkë me të shoqen dhe vajzën e tij, vendoset në një vilë që më parë ishte pronë e njërit prej bashkëpunëtorëve të pushtuesve. Komedia trajton një nga temat e mprehta shoqërore të kohës siç është ajo e ndërtimit të familjes “ re” socialiste. Me pjesëmarrjen e 7 aktorëve, shfaqja vë përballë, dukuri shoqërore që përmbysin sistemin e vlerave dhe thyejnë normat, çështjen e pronave e probleme të tjera që bartim nga diktatura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb