Kandidati  i “Nisma-Shqipëria Bëhet”  në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Endri Shabani, i ftuar në “Open” në News24, ka deklaruar se beson në ndryshimin e pushtetit pas 11 majit.

Shabani tha se shqiptarët duan ndryshimin dhe sot ka disa arsye të ndodhë kjo.

“Në Shqipërinë e 2025, sot është SPAK në lojë përmes Task Force duke mos lejuar të vidhet vota. Shumë nga drejtorët që në vitin 2021 blinin vota, sot janë në burg”, tha Endri Shabani.

Ndërkohë që sipas tij, sot përballë PS është një PD që nuk është e 2021, por është  e shpartalluar dhe në skenë kanë dalë të rinj që të japin bindjen se nuk ecet me forcat e vjetra pëprpara.

“Në 2025 kemi për herë të parë votues nga diaspora. Pjesa më e madhe e tyre voton për ndryshimin”, tha Shabani.

Endri Shabani: Unë e di kush ësHtë realiteti, pala përballë nuk luan ndershmërisht, pavarësisht  se si është ne kemi marrë pjesë në zgjedhje. Edhe në 2021, Edi Rama mori 48 përqind, opozita me një ofertë më të mirë mund të vinte në pushtet.

A do të blejë Rama mbi 50% të votave? Besoj se shqiptarët bashkë me diasporën do të votojnë për ndryshimin.

Ne e dimë se pushteti do të përdoret për të blerë votat, por nuk do ja dalë dot kësaj radhe të blejë mbi 50 % të votave të shqiptarëve.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb