Aktivisti politik Endri Shabani i ftuar në emisionin “A Show” të drejtuar nga gazetari Adi Krasta në “News 24” tha se aktualisht Shqipëria lëngon nga klasa politike. Shabani theksoi se sistemi aktual është i kalbur, ndërsa kemi vetëm dy liderë që na drejtojnë, madje janë ata që zgjedhin deputetë e këshilltarë bashkiakë, e jo populli.

“Sa i përket protestës, mendoj se kërkesat e opozitës janë të drejta. Protestat vijnë për shkak të pakënaqësisë në popull. Basha thotë të ikë Rama, por nuk ka alternativë më të mirë vetë.

Sistemi aktual politik është i mbyllur, aq sa liderët zgjedhin edhe deputetët, këshilltarët bashkiakë, e jo populli. Rama ka fuqi të madhe sot dhe po tenton të fusë nën fre edhe reformën në drejtësi. Këta janë dy palë që thjesht iu intereson rotacioni dhe jo interesi i shqiptarëve. Unë si aktivist dëshiroj që të shpreh mesazhin që Shqipëria ka nevojë për një klasë më të mirë politike”, deklaroi Shabani.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb