Aktivisti Endri Shabani i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se dhuna që përdor policia tregon se kjo qeveri ka humbur legjitimitetin dhe përdor trajta të tilla.

Unë e shoh dhunën si pjesë e humbjes së legjitimitetit të policisë. Dhuna është e vetmja formë që qeveria ka që të detyrojë qytetarët që të bëjnë atë që dëshiron qeverisja.

Policët nuk e kanë besnikërinë ndaj shtetit, por ndaj shefit. Të drejtat e njeriut si koncept janë zhvilluar që të mos kemi një autokrat. Kemi një sistem ku është ngritur një autokrat, pasi sistemi bazohet mbi një njeri”, tha Shabani.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb