Historia e klubit italian të Napolit lidhet ngushtë me atë të Diego Armando Maradonës. Në vitet kur argjentinasi la Barcelonën për t’u bashkuar me klubin e kaltër, Napoli u kthye në ekipin më të frikshëm në Seria A. Kjo skuadër është skalitur thellë në mendjet e tifozëve dhe Maradona do të mbetet idhulli i përhershëm i atyre që dashurojnë ngjyrën e kaltër.

“Të luaj në skuadrën e Maradonës, të cilën e ndiqja që fëmijë, është një ëndërr”. Këto janë fjalët me të cilat Elseid Hysaj është prezantuar te Napoli në momentin kur hodhi firmën për këtë skuadër. Sot ai ka plotësuar një tjetër ëndërr, atë të takimit pikërisht me legjendën argjentinase, Diego Armando Maradona.
ergergt
Në një foto të postuar në “instagram”, Hysaj duket shumë i lumtur, pasi në krahë të tij është Maradona. Shkodrani në diçiturë shkruan: “thjeshtë Maradona”, duke nënkuptuar se asnjë fjalë tjetër nuk do t’ia rrisë aq shumë vlerat, sa vetë madhështia e emrit që ai ka.

Maradona ditët e fundit ndodhet në Napoli me ftesë të disa personaliteteve të qytetit si dhe drejtuesve të skuadrës. Arsyeja është se Napoli dëshiron që shtatëshkurtëri argjentinas të emërohet ambasador i klubit nëpër botë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb