Këshilla e Michel Platini për Juventus, ku i sugjeronte të blinin Kylian Mbappe, me sa duket ka shqetësuar jo pak drejtuesit e PSG. “Zonja e Vjetër” ka shprehur publikisht idenë për të investuar sërish në një transferim të bujshëm, jo më në formatin Ronaldo, pasi dëshirojnë të investojnë në një lojtar të ri, nën 25-vjeç.

09 Mbappe
09 Mbappe

Kosto totale e një investimi të tillë mund të shkoj minimalisht deri në 380 milion euro, shumë të cilën Juventus edhe mund ta siguroj, por pengesa më e madhe është presidenti i PSG, Naser Al-Khelaifi. Sheiku i klubit francez nëse dëshiron të mos shes nuk është i detyruar ta bëjë diçka të tillë, fundja është aq i pasur sa i lejoj vetes brenda një sezoni të shpenzoj mbi 300 milion euro për të blerë dy lojtarë, Mbappe-Neymar.

Kylian Mbappe Neymar Psg Ffp Real Madrid Transfer News Gettyimages 1045450968
Kylian Mbappe Neymar Psg Ffp Real Madrid Transfer News Gettyimages 1045450968

Dëshira e presidentit të PSG është e qartë, nuk dëshiron të shes talentin më të mirë në botë, një lojtar i cili pritet të zë vendin e Messit dhe Ronaldos. Klubi parisien është duke përpiluar një ofertë të re për sulmuesin francez, një kontratë të re që do ti skadojë në 2024 nga ku Mbappe do të përfitoj 50 milion euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: