Humbja 1-0 në ndeshjen e parë ndërlikoi ndjeshëm objektivin e Tottenham, që për të shpresuar te finalja e Champions, tashmë i duhet një përmbysje në transfertën e Amsterdamit. Këtë e di mirë edhe Mauricio Pochettino, që gjithsesi nuk e fsheh optimizmin se skuadra e tij mund t’ia dalë.

Telemmglpict000196377252 Xxlarge Trans Nvbqzqnjv4bq900leozvuq6ru6f43oqp Jlatmtxuhlzf8rkw038u A
Telemmglpict000196377252 Xxlarge Trans Nvbqzqnjv4bq900leozvuq6ru6f43oqp Jlatmtxuhlzf8rkw038u A

“Rezultati negativ i ndeshjes së parë na e vështirëson punën, por gjithçka mbetet e hapur. Do të japim maksimumin, pasi e dimë që jemi të detyruar të fitojmë. Ky është një stimul më shumë. Po jetojmë një ëndërr dhe duam që të të mos përfundojë këtu”, ka thënë Pochettino. Për londinezët mungesa e madhe do të jetë ajo e kapitenit Harry Kane, por në fushë për këtë gjysmëfinale në sulm kthehet Son.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb