TIRANE – Pak ditë më parë u shpall lista përfundimtare e këngëtarëve që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian, që do të mbahet në Suedi.

Por, si çdo vit, ende pa nisur gara po përflitet emri i i fituesit, që kësaj here mendohet të jetë Eneda Tarifa. Në listën e 30 këngëve pjesëmarrësve, Tarifa është konsideruar si rikthimi i zërit potent, mes të përzgjedhurve nga drejtori artistik i Festivalit për këtë vit, Elton Deda.

Në rrjetet sociale është komentuar se ftesa për të marrë pjesë në garë ka gjasa t’i jetë bërë Tarifës nga Deda, me të cilin, prezantuesja e spektaklit të humorit “Portokalli” bashkëpunon në koncertet “live” në club¬in e tyre.

Përveç Tarifës, këtë vit në Festivalin e RTSH-¬së konkurrojnë emra si: Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani, grupi “Simbol”, Kristi Popa, Entela Zhula dhe Niku, Erga Halilaj, “Revolt Klan”, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj, Enxhi Nasufi, Dilan Reka, Edea Demaliaj etj.(panorama)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: