Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka bërë me dije se ka paraqitur sot në Komisionin e Ligjeve dy Projekt Ligje në lidhje me energjinë fotovoltaike..
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka sqaruar se në projektligje parashikohet që çdo qytetar që do të vendosë panele diellore dhe që pas përmbushjes së nevojave të familjes i tepron energji, mund ta shesë atë.
Sipas Vasilit Parlamenti duhet të miratojë sa më parë projektligjet e propozuara, pasi me anë të tyre i jepet fund blerjes dhe korrupsionit galopant me energjinë elektrike.
Postimi i plotë:
Paraqita sot ne Komisionin e Ligjeve dy Projekt Ligje te propozuara ne emer te Partisese Lirise dhe qe lidhen direkt me energjine fotovoltaike.
Keto Projektligje ishin depozituar ne Parlament qe ne tetor te vitit 2022.
Dy Projekt-Ligjet, qe prezantova sot ne Kuvendin e Shqiperise, per energjine elektrike,u garantojne qytetareve, qe duan te vendosin Panele Diellore per prodhim energjie elektrike se :
Kapacitetet 2MË te miratohen shpejt dhe jo më nga qeveria, por Agjenciaa e burimeve natyrore
Te hiqet cdo pengese burokratike dhe formalitet i kote qe ti vendosin sa me shpejt
Miratim te menjehershem te pikes se lidhjes nga Operatori i Shperndarjes
Bilanci neto te behet mbi baza vjetore dhe mujore si deri tani
Mundesi qe prodhuesit private pasi permbushin nevojat e tyre me energji te injektojne enenergjine e tepert ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike
Qytetaret, qe vendosin Panele Diellore do te kene mundesi ta shesin energjine elektrike, qe u tepron pas permbushjes se nevojave familjare te tyre dhe jo si deri me sot kur ajo u grabitet nga shteti pa pagese.
Qytetaret do te kene mundesi ta shlyejne brenda 3 – 4 vitesh investimin per Panele Diellore per prodhim energjie dhe jo per 8 – 10 vjet si deri me tani.
Ne kete menyre familjet do te furnizohen energji elektrike pa paguar leke, por edhe do te krijojne te ardhura per veten e tyre me energjine elektrike te tepert , por edhe do te ndihmojne vendin me energji elektrike.
Kuvendi duhet ti miratoje menjehere sepse i jepet fund blerjes dhe korrupsionit galopant me energjine elektrike.
Shqiperia ka te gjitha mundesite qe te prodhoje te gjithe energjine elektrike qe i duhet si dhe te eksportoje.
Maqedonia eshte nje shembull shume i qarte i qeverisjes se pergjegjshme ne kete drejtim sepse ka kapacitetet shume te larta te fotovoltaikut ne krahasim me Shqiperine.
(BalkanWeb)