TIRANË – Banorët e Gërdecit dhe të Marqinetit kanë dalë sot në protestë për problemet e energjisë elektrike. Banorët kanë pretenduar se OSHEE i ka mbifaturuar padrejtësisht në mjaft raste, kur në shtëpi nuk banonte askush; nga ana tjetër, familjeve nuk u jepen faturat e energjisë e po ashtu, në ato raste kur dëbitë janë shlyer, asnjë punonjës i OSHEE nuk është paraqitur për ta rilidhur energjinë e ndërprerë.
(ar.sh/BalkanWeb)