TIRANE

“Engjëjt e Amerikës” është një vepër shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse e cila vjen këtë fundjavë në teatrin ‘Art-Turbina në Tiranë. Aty flitet për dashurinë, për seksin, për homoseksualetin, për fenë, për politikën, për Zotin, për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës.


Ngjarjet zhvillohen kryesisht në New York në vitet ‘90, koha e Presidentit Regan. Kjo është koha kur ndodhi dhe ngjarja më e madhe e epokës sonë: rënia e murit të Berlinit. Shoqëria njerëzore u vu në kërkim të “Armikut të Ri” duke e gjetur atë tek të ndryshmit e saj, nga përkatësia racore, fetare, kulturore apo prirjet seksuale.



Regjisori Arben Kumbaro vë në jetë këtë premierë, projektin e tij të kahershëm që tashmë kushtet i ishin pjekur për ta sjellë për publikun e Tiranës.
Disa nga aktorët që interpretojnë jënë Genti Deçka, Laert Vasili, Luiza Xhuvani, Helidon Fino etj. Autori i kësaj vepre, Tony Kushner ka marrë medaljen e artë nga Presidenti Obama në 2013 dhe është një nga personalitet më të mëdha të letërsisë dhe dramaturgjisë amerikane. Në një intervistë për emisionin ‘Chic’ të Fjodora Dorës në News 24 regjisori Arben Kumbaro tregon më shumë rreth veprës dhe takimin e tij me shkrimtarin e kësaj vepre, Tony Kyshner në vitin 1995 në SHBA.

“Vepra nuk flet vetëm për të ndryshmit nga ne, për njerëzit me ngjyrë, për homoseksualët, ajo flet për raportin me Zotin, me politikën për të majtën për të djathtën në botë. Është një vepër jashtëzakonisht komlekse dhe unë jam munduar të sjell një ekstrakt të saj, jo të gjithë sagën sepse në kushtet e Shqipërisë është e pamunduar”- ka thënë Kumbaro.

Arben Kumbaro rrëfeu edhe për takimin e parë më autorin e kësaj vepre në vitin 1995 të cilin nuk e dinte se kush ishte në të periudhë.
“Toni Kushner e kam njohur rastësisht në viitn 1995 në Amerikë në një darkë dramaturgësh. Madje nuk e dija kë kisha takuar, më vonë e kam kuptuar kë kisha takuar. Ai është një filozof i zoti, një poet i madh i teatrit dhe do t’i mbetet historisë së artit botëror. Jam kurioz si do reagoj publiku shqiptar për këtë shfaqje” – ka vazhduar më tej Kumbaro.

Feja zë një vend të rëndësishëm në vepër. Ajo nis me një varrim, merret më shumë me historinë e çifutëve të cilët janë nga shtyllat kryesore të politikës amerikane, merret me historinë e mormonëve, të palestinezëve, merret me dramat sociale të Amerikës, me integrimin e individit në shoqërinë amerikane.

“Shfaqja është universale, ka vlera universale që do t’i mbeten shoqërisë, letërsisë dhe artiti bashkëkohor në mënyrën më absolute. Padyshim që i flet dhe realitetit shqiptar në karakterin e saj universal. Është një përmbysje radikale e kulturës botërore pas viteve ’90”. Ajo që unë i kam qëndruar gjithmonë besnik është sjell artin botëror bashkëkohor në teatër- thotë regjisori.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb