Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për News24 ka bërë me dije se burime jo zyrtare njoftojnë se Agaçi është marrë në pyetje për Inceneratorët.

“Agaçi u paraqit në SPK ku qëndroi për një orë. SPAK nuk preferoi të jepte komente por Neës24 filmoi Agaçin kur la prokurorinë. Ai nuk pranoi të jepte detaje nga marrja në pyetje.

Burime konfirmuar se mbërriti në përfundim të orarit zyrtar dhe mori kontakt me Dritan Prençin, i cili heton inceneratori e Tiranës dhe mendohet se Agaçi është marrë në pyetje mbi këtë çështje.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: