TIRANE

Eni Çobani dhe Edita Tahiri kanë parë tmerr me sy një javë më parë. Misioni ka vijuar edhe këtë herë në shërbim të qytetarëve, aq sa avokatja e njohur ka rrezikuar edhe jetën.

Makina tip Audi Q5, që drejtohej nga gjyqtarja e njohur njëherësh dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka rënë nga rruga poshtë urës që lidh Bujanin me qytetin e Tropojës, duke u rrokullisur. E nisur për një seancë gjyqësore, ky aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës” mund të kishte qenë fatal për Çobanin dhe ministren për Dialog të Kosovës, Edita Tahirin.

Mirëpo, fatmirësisht zonjat nuk kanë marrë plagë të rënda, por momenti i vështirë dhe trauma që kanë përjetuar nuk është kaluar ende.

Për Gazeta Shqiptare, avokatja e njohur, Eni Çobani tregon momentin kur është nisur për të vazhduar misionin e saj në shërbim të qytetarëve, për të qenë e pranishme në seancën gjyqësore të radhës që do të zhvillohej në Tropojë. Ajo tregon se nëna e saj i është lutur që ta merrte me vete, por që e ktheu në momentin e fundit pas parandjeu diçka jo të mirë. “Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”.

Gjyqtarja e njohur, Eni Çobani dhe politikania Edita Tahiri janë aksidentuar pikërisht në vendin e quajtur nga tropojanët “Vendi i namun”. Dhe ky nuk është pikërisht aksident i parë që ndodh në këtë vend. Lapidare të ngritura, jetë njerëzish të humbura, tregojnë se kjo rrugë në jo pak raste ka rezultuar fatale.

Mungesa e sinjalistës, mosmarrja e masave të duhura nga pushteti vendor në këto kohë ku ngricat, reshjet e dëborës dhe akulli janë prezent duket se kanë qenë dhe shkaktarët e aksidentit mbrëmjen e së dielës të 27 janarit, por fatmirësisht pa pasojë të rënda. Dhe shprehja e vjetër e popullit shqiptar: Bukë e dhënme, duket se u rri më së miri zonjave të njohura. Ne u urojmë shërim të shpejtë!/GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb