Për këngëtaren Eni Koci sot është një ditë e veçantë, pasi feston ditëlindjen e saj. Por përveç urimeve të shumta, një urim special i ka ardhur edhe nga këngëtari nga Kosova Genc Prelvukaj me të cilin thuhet se është në një lidhje.
Ka qenë emisioni ‘Prive’ në Kosovë i cili duke iu referuar burimeve të afërta të këngëtarëve ka zbuluar se lidhjen e Eni Kocit me këngëtarin Genc Prelvukaj.
“Gezuar ditelindjen En. Shume fat, shendet dhe suksese ne ditet qe vijne. Uroj te jesh e lumtur ne cdo dite qe zbardhe. E rrethuar gjithnje me njerezit qe i do dhe te duan. U befsh 100 ❤”-ka shkruar Genc Prelvukaj.
Dyshja as nuk e kanë mohuar dhe as nuk e kanë pohuar lidhjen e tyre, por ky urim rrit dyshimet për lidhjen mes tyre.
(d.d/BalkanWeb)