TIRANE – Kujtesa kolektive është misioni i çdo kombi, për të ndërtuar një të ardhshme larg gabimeve të së shkuarës. Këtë sfidë gazetarja Eni Vasili ka zgjedhur ta sjellë përmes 7 rrëfimeve të dala nga errësira e diktaturës në Shqiperi, përmes 7 personazheve që kanë provuar ferrin e kampeve të internimit dhe burgjeve të regjimit komunist. Libri “Zëra nga errësira” bën bashkë dëshmitë e gjalla dhene për gazetaren Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”.

“Mendoj qe përballja me të shkuarën komuniste është një ndër sfidat e rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Kanë kaluar 28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, por ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarës.  Emisioni “Studio e Hapur” në News 24 përfshiu një cikël intervistash për ta zbardhur atë periudhë të erret te Shqiperisë,” tha Eni Vasili.

Vetë personazhet e librit e kanë quajtur një përgjegjësi të dëshmonin përballë gazetares Eni Vasili të vërteten e asaj që ka ndodhur vite më parë me ta dhe bashkëvuajtësit e tyre. Rrëfimet pa doreza në emisionin “Studio e hapur”, ata i cilësojnë si një mision per vetëdijesimit e brezave qe do te vijnë.

Rrahman Parllaku: 
Brezat duhet ta dinë se e gjitha kjo nuk është hakmarrje, por është një përpjekje që ajo së çfarë ka ndodhur të dokumentohet dhe mos të përsëritet më. Sepse ne e dimë se çfarë është hakmarrje dhe s’duhet të përsëritet”.

Simon Miraka: ”Ballafaqimi me të kaluarën ka shumë rëndësi për të ditur kush jemi dhe ku do të jemi në të ardhmen, sepse i shërbejnë konsolidimit të demokracisë. Janë objektet që do të flasin dhe do të kuptoni kush ishin kampet e internimit. Kemi nevojë që të kemi shkrime të tilla”.

Maks Velo: “E duam të fortin, atë që thyen rregullat, hajdutin sepse ai që është i mirë dhe që punon, është një copë budalla. Ndaj këta libra nuk i pranojnë. Ne nuk jemi gati që të bëjmë ndryshimin tonë. Rëndësi ka që të botohen sepse falje e shohim që s’do kërkojnë”.

Gazetarja Eni Vasili u shpreh se “Studio e Hapur” me mbështetjen e News 24, do të vazhdojë t’i kushtojë hapësirë kujtesës edhe në sezonet e ardhshme, për të dhënë kontributin modest, por shume të rëndësishëm, në zbardhjen e krimeve të komunizmit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: