Gazetari Enkel Demi i ftuar në emisionin “A show” në “News 24” nga Adi Krasta tha se Rama mundtë jetë një artist shumë i mirë, shkrimtar i mirë, por si kryeministër është shumë i rrezikshëm.

Demi theksoi se Rama është një kryeministër që i ngjan me Neronin, perandorin romak që ishte i gatshëm të digjte kryeqytetin romak për të shkruar poezi.

“Do ta pija një kafe me Ramën nëse ai nesër ikën si kryeministër. Do të pranoja atë si artist. Do e pranoja edhe si rrobaqepës nesër. Mund ta frkuentoj Ramën pra, por si kryeministër është i rrezikshëm.

Më kujtohet Neroni, që dogji  Romën për të shkruar poezi. Ngjan në disa aspekte. PD humbi të gjitha. Rama i dha shansin e madh PD-së që të bëjë katarsis. Ramës PD i dha katarsis duke ia vjedhur Bashkinë e Tiranës, ndërsa erdhi 1-2 vjet më vonë”, tha Demi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb