TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se platforma e prezantuar nga opozita e bashkuar për qeverinë tranzitore duhet analizuar më thellë dhe me një racionalitet më të plotë.

I pranishëm në emisionin “Të Paekzpozuarit” në News 24, Alibeaj tha se opozita e bashkuar ka për qëllim ngritjen e një sistemi, i cili synon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai pohoi se kryeministri Edi Rama nuk fiton dot zgjedhjet pa ndihmën e krimit elektoral.

“Ftesa ime për të diskutuar për atë që ishte platforma për zgjedhje të lira, mendoj se duhet t’i përgjigjemi me racionalitet. Ju besoni se Edi Rama fiton zgjedhjet nëse krimi nuk është më xhiro.  Ne besojmë që thelbi dhe zemra e problemit është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”-tha ai.

Gjithashtu ai pranoi se edhe Partia Demokratike ka  fajet e veta në ndërtimin e këtij sistemi politik.

“Unë e pranoj, se me ngritjen e sistemit kemi edhe ne porcionin tonë të përgjegjësisë. E pranoj  edhe këtë porcion. Duhet ngritja e një sistemi kushtetues dhe institucional, i cili pas zgjedhjeve duhet të garantojë që pushteti të jetë nën monitorimin e institucioneve të tjera.”-shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: