TIRANE

Enrique Iglesias feston 20 vjetorin e karrierës së saj me një spektakël të madh “All the hits live”. Në turneun e tij të 11 botëror, këngëtari ka vendosur të përmbysë sërish rregullat, me një show plot me efekte teknike, lazer dhe një ekran led gjigant prej 40 metrash, ku premtohet një skenografi e pasur me surpriza shkruan Tg.com.

Me më shumë se 100 milionë albume të shitura, 197 çmime, mes të cilëve Grammy Awards, Billboard Aëards dhe Ëorld Music Aëards, Enrique Iglesias është bërë një ndër artistët më të suksesshëm aktualisht në botë.

Këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Hero” dhe “Be with You”, janë bërë gjithnjë e më popullore në nivel ndërkombëtar. Në turneun e tij të parafundit “Sex and Love” mes 2014-ës dhe 2018-ës, Enrique ka performuar përpara milion e gjysmë fansash, në një total prej 100 koncertesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb