Luis Enrique ka konfirmuar edhe një herë që llogarit në Pedron për sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Pedro Rodriguezi vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi i Barcelonës është në dyshim nëse do të vazhdoj të luaj për ekipin katalunas edhe sezonin e ardhshëm, derisa ka oferta edhe nga klube tjera.

Por, trajneri Luis Enrique ka konfirmuar edhe një herë që llogarit në Pedron për sezonin e ardhshëm.

“Situata e Pedros është e qartë. Unë nuk dua asnjë lojtar të largohet, por unë e respektoj vendimin e lojtarit,” tha Enrique gazetarëve. “Unë do të preferoja që ai të qëndrojë. Por, Pedo është lojtar i cili duhet të vlerësojë dhe të vendosë.”, ka theksuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: