Norma vjetore e inflacionit në Ukrainë u rrit në qershor, nga 3,3 për qind në maj, në 4,8 për qind dhe tani është më e larta që nga fillimi i vitit, njoftoi këtë të mërkurë Enti Shtetëror i Statistikave të Ukrainës (Derzhstat). Çmimet e banesave dhe shërbimeve komunale në Ukrainë u rritën me 18.6 për qind nga viti në vit në qershor, transporti u rrit me 13 për qind dhe çmimet e kujdesit shëndetësor u rritën me 10.1 për qind.

Në të kundërt, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ranë me 0.1 për qind nga viti në vit në qershor. Në bazë mujore, inflacioni në Ukrainë u rrit me 2.2 për qind krahasuar me majin.

GDP-ja e Ukrainës është një çerek më e ulët se sa ishte përpara pushtimit rus. Banka Kombëtare e Ukrainës njoftoi në maj se pret rritje ekonomike prej tre për qind në vitin 2024 dhe një përshpejtim në rangun prej 4,5 deri në pesë për qind në periudhën 2025-2026

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: