Mjeku persona i Enver Hoxhës ka rrëfyer në një intervistë për Konica.al, arsyet pse sipas tij Mehmet Shehu bëri vetëvrasje.

Përballë gazetarit Mentor Nazarko, Isuf Kalo, autor i librit “Blloku”, ka treguar dhe faktin se Enver Hoxha dilte pa antiplumb në takimet që kishte me qytetarët.

“Mehmeti mbahej si heroi i Tiranës dhe befas ky hero u zhduk. Ndaj Mehmeti ka vrarë veten atë natë sepse nuk ishte i sigurt nëse do të merrte vetëm vërejtje apo dhe diçka tjetër. Ndërkohë që rrjedhimisht një veprim i tillë do ta detyronte Enver Hoxhën të kujdesej për familjen e tij dhe prestigjin. Unë në libër kam dhënë shpjegimin tim”, thekson Kalo.

Mentor Nazarko: Pse e bëri Enveri këtë gjë, pse arriti në këtë veprim?

Isuf Kalo: Sepse kishte hall që Enveri bëhej indirekt përgjegjës për veprimin. Mund të themi që Enveri nuk kishte ankth nëse do ti ndodhte apo jo ndonjë atentat. Ndërkohë që mbreti Zog ka pasur raste atentati. Kurse Enveri nuk vishte antiplumb. Ai futej mes njerëzve dhe i takonte.

Mentor Nazarko: Pa diskutim që rrëfimi juaj është më autoritari për bllokun, dhe mund ta krahasoja me rrëfimin e Ngjelës. Dualizmi natyral midis partisë dhe shtetit krijonte tension.

Isuf Kalo: Jo, nëse themi sot që ka 3 pushtete atëherë kishte vetëm një pushtet. Në këtë rast nuk ka pasur dualitet. Kështu që askush nuk linte gjurmë në asnjë dokument kolana e librave

Mentor Nazarko: Ka patur dhe një realitet midis të tjerëve, ju e trajtoni…

Isuf Kalo: Unë them që këto 2 kolonat, propaganda dhe ideologjia…

Mentor Nazarko: Gara midis familjeve, nuseve, ju e trajtoni paksa në libër…

Isuf Kalo: Territori mbyllur i sjellë këto gjëra. Këto kanë ekzistuar ama nuk kanë qenë ndikuese tek Mehmeti ose Enveri. Përshembull në dasma nuk thërrisnin njëri-tjetrin, ndryshe nga Stalini që thërriste anëtarët e Byrosë. Enveri ishte i zymtë e të gjithë kështu ishin.

Mentor Nazarko: Nqs lexon librin panorama është e plotë. Nga disa intervista ai mund të ishte një mësues i mirë. Ndërkohë që unë ju përmenda sadizmin që është i qartë.

Isuf Kalo:  Kam parë kujtimet e Agim Krojit, nga rrëfimet e tij kupton që Enveri merrej me propagandë dhe hetuesi. Ai shkonte shumë pak në zyrë. Dhe tronditesh kur kalon vetëm 2 orë në një zyrë. E gjithë kjo ishte një situatë komike./konica.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb