E përditshmja prestigjoze spanjolle “AS” ka ngritur alarmin. Lojtarët po dëmtohen, ato janë të sfilitur. Shkaku? Pafundësia e ndeshjeve, me shtimin e numrit të kompeticioneve ndërkombëtare si në nivel klubesh po ashtu edhe të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, kanë bërë që futbollistët që aktivizohen me ekipet më të mira të ligave elitare në continent, të jenë potencialisht subjekt i dëmtimeve muskulore, të cilat shkaktohen pikërisht nga numri I lartë I ndeshjeve që duhet të luajnë gjatë një sezoni. Edhe ky sezon ka nisur me dëmtime të shumta, teksa kryefjala e ditëve të fundit kanë qenë dëmtimet e Mbappe, Ter Stegen, Rodri, Gonçalo Ramos, De Bruyne apo Odeegard, janë vetë disa prej “yjeve” që kanë mbetur të dëmtuar në këtë start të sezonit.

Sipas “AS” dëshira e dejtuesëve të insitucionit të FIFA-s apo UEFA-s për të patur sa më shumë evente sportive, bie ndesh dhe rrezikon ndjeshëm shëndetin e futbollistëve, ndaj duhet ndërhyrë për marrjen e masave sa më pare në këtë drejtim, shkruan “AS”.

Vitin e shkuar pamë lojtarë të luanin 70 ndeshje në një sezon, ndërsa tani ata mund të luajnë deri në 83 ndeshje, ku i dihet vitin e ardhshëm numri i ndeshjeve mund të shkojë deri në 90. Një çmenduri. Vetëm në 6 javët e para në La Liga numërohen më shumë se sa 100 dëmtime. Asnjëherë më parë në këtë kampionat nuk ka patur kaq shumë dëmtime”, shkruhet ndër të tjera në këtë artikull nga AS.

As
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: