Ruanda ka vendosur të rihapë kufirin me Republikën demokratike të Kongos, e mbyllur për disa orë pas vdekjes së një personi, rasti i pari, nga virusi Ebola në Goma, qendra tregtare në kufi me Ruandën.


‘Ky vendim paragjykon kongolezët’, thuhet në një deklaratë për shtyp të presidentit kongolez. Në Kongo, Nord Kivu është provinca më e goditur që kur filloj epidemia në gusht të 2018. Kongo kishte protestuar për vendimin, duke shtuar që ishte kundër rekomandimeve të autoriteteve ndërkombëtare shëndetësore.


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar që epidemia e Ebolës është një emergjencë globale, duke njoftuar për një ‘rrezik të lartë’ të përhapjes së saj në nivel rajonal dhe duke dhënë urdhër të ndalohen lëvizjet e njerëzve.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb