Kemi parë që gjatë gjithë sezonit Partizani të ishte skuadra që nuk fitonte penallti, një argument i përdorur edhe nga drejtuesit e stafit teknik kur gjërat nuk shkonin mirë.

Në fakt, ka pasur raste të dyshimta ku të kuqtë meritonin penallti dhe nuk u është dhënë, por duket se në momentin më vendimtar “haku nuk po i hahet”. Penalltitë e munguara kaq shumë Partizanit po i vijnë në momentet finale të sezonit, kur edhe vendoset gjithçka. Një penallti ndaj Dinamos në një derbi mjaft të rëndësishëm u dha, por u gabua nga Domgjoni.

Tjetra erdhi jo pak, por në gjysmëfinale të Kupës kundër Egnatias. Këtë herë e fitoi dhe e mori përsipër vetë Keko, i cili u tregua i ftohtë dhe i dha skuadrës fitoren në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt finales, një kualifikim që mungon prej jo pak, por prej 21 vitesh te “Demat”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb