Është promovuar në Tiranë libri “Epitafi i Perikliut” i Tuqididit përkthyer në gjuhën shqipe nga kreu i PBDNj-së, Vangjel Dule. Me pjesëmarrjen dhe prologun e ish ministrit Alekos Papadhopullos, për librin referoi ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj dhe botuesja Irena Toçi që vunë në dukje se Perikliu e përdori epitafin për të shpalosur idetë e veta për demokracinë, duke vënë në qendër të oratorisë së tij qytetarin e lirë të Athinës. Për përkthyesin mesazhet janë aktuale:
“Libri i drejtohet qytetarit të përgjegjshëm. Ai fle për demokracinë, flet për institucionet, flet për marrëdhëniet e qytetarit me autoritetin e zgjedhur, me qytetarin e parë. Flet për tolerancën mes qytetarëve. Tregon se kur është turp të jesh i varfër dhe kur ishte turp të ishe i pasur”

Epitafet ishin fjalime që mbaheshin në ceremoni mortore, ndërsa Epitafi i Perikliut është mbajtur në vitin 431 para Krishtit, kur edhe lindi ky ritual sipas vullnetit të Perikliut, i cili ishte “qytetari i parë i Athinës”.

“Shkova ne vendimin për përkthim pasi u mahnita prej tij duke e lexuar dhe duke e rilexuar. Është një tekst që të rrëmben, kërkon që ta lexosh me një frymë, nga fillimi deri në fund, nga ana letrare është e shkruar me një mjeshtri të jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë ana kuptimore të detyron, që ri kthehesh dhe t’i rikthehesh” tha Dule për News 24.

Bashkë me sistemin demokratik, Perikliu shpiku edhe gjuhën, me të cilën do të shprehej ky sistem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb