Në vitin 2021 Partizani nisi një cikël të ri, me skuadrën e titullit, që u largua e gjitha dhe Ilir Dajës e Olsi Ramës u lindi detyra për të ndërtuar një skuadër nga e para.partizaniMë pas, me ndërrimin e stafeve dhe ardhjen e drejtorëve të rinj, të tjerë lojtarë mbërritën për të plotësuar ekipin dhe për të vijuar një cikël që duket se po përfundon në këtë muaj janar, me largimin e Tedi Carës, Arinaldo Rrapajt dhe Andi Hadrojt. Ka qenë pikërisht kjo periudhë që ka shënuar bilancin më të mirë të shitjeve përgjatë epokës “Demi”.
Nga janari i vitit 2023 e deri sot, Partizani ka arkëtuar afro 3.5 milionë euro, një shifër e madhe për nivelet e futbollit shqiptar. Nëse do të llogarisnim shitjet totale që nga 2013-ta, shifra do të shkonte afro 4.1 milionë euro.
Rekordin absolut e mban Xhuliano Skuka, i shitur te Metzi në Francë për 1.4 milionë euro, teksa më pas ndjek Arinaldo Rrapaj, nga i cili Partizani do të arkëtojë afro 600 mijë euro nga klubi i Kolos Kovalivka. Shitje të mëdha janë edhe ato të Magetit te Racing Santander dhe Matondos te Hatajspori me nga afro 500 mijë euro për secilin. Mbetet për tu qartësuar shifra e shitjes së Carës.dgfh