Epstein ka firmosur testamentin dy ditë përpara se të vdiste dhe i vetmi trashëgimtar është vëllai i tij.


Sipas asaj që raporton New York Post, që citon disa dokumente të prezantuara nga një gjykatë në Mahnattan, Epstein ka firmosur një testament para se të vriste veten. Dokumenti me vullnetin e fundit të financierit është e datës 8 gusht 2019 dhe është depozituar në Virgin Islands, në arkipelagun ku Epstein kishte dy ishuj privat.


Kjo tregon që Epstein e kishte si qëllim vetëvrasjen dhe donte të rregullonte gjithçka përpara gjestit. Testamenti është një tekst standart me 21 faqe e quajtur “pour-over will”.


I vetmi trashëgimtar në këtë testament është vëllai i tij Mark Epstein, edhe ai investues dhe një ortak i Jeffrey.

Ndër të tjera dalin të tjera detaje tronditëse për çështjet Epstein.
Financierit amerikan një vit më parë ju dhanë si ‘dhuratë për ditëlindje’ tre vajza të vogla 12 vjeçare. Vajzat mbërritën me avion nga Parisi në New York ku u abuzuan.

Lajmin e bën me dije Daily Mail që citon dëshminë e dhënë nga Virginia Roberts Giuffre, deri tani akuzuesja kryesore e Epstein dhe e bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxëell.
Më pas vajzat u kthyen në Francë një ditë pas abuzimit. ‘Kjo ishte një surprizë nga një prej miqve të tij’, Jean-Luc Brunel, thotë dëshmitarja.

Brunel, 72 vjeç, mohon kategorikisht rastin. Por në Paris, ku Epstein kishte një apartament, kanë nisur hetimet që mund të përfshijnë edhe mikun francez të financierit amerikan.

(da.xha/BalkanWeb)