Ghislaine Maxëell, gruaja që akuzohet si bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein në menaxhimin e trafikut të minorenëve, është gjetur në Los Angeles.

  • foto galeri
  • foto galeri

Lajmin e bën me dije New York Post, që ka publikuar disa foto të 57-vjeçares britanike, e ulur vetëm jashtë një fast food, duke konsumuar një hamburger dhe patate dhe lexon një libër.

Në foto ajo shfaqet pa make-up dhe me një xhup blu. Në një nga fotot ajo mban syze. E zhdukur prej muajsh nga Manhattan, mendohej se Ghislaine ishte kthyer në Londër, ndërsa Daily Mail dy ditë më parë shkruante që gruaja ndoshta ishte fshehur në Massachusetts, tek i fejuari i saj i ri, një menaxher hi-tech, i cili e kishte mohuar lajmin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb