VLORE
Moti i keq me erëra të forta ka sjellë pezullimin e lundrimit detar në portin e qytetit të Vlorës.

“BalkanWeb” mëson se pezullimi i lundrimit nga ana e autoritetin portual është bërë për shkak të detit të trazuar dhe me shumë dallgë.

Ndërkohë bëhet e ditur se trageti i linjës për në Itali nuk do të niset për dy ditë.

Po ashtu është pezulluar edhe dalja në det e anijeve që merrem me peshkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb