Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik e për pasojë disa zona të Fushë-Krujës janë pa energji elektrike. Kështu mësohet se energjia është ndërprerë në Nikël, Bubq, Borizanë dhe Thumanë.

Mungesën e energjisë e konfirmon dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili deklaron se po punohet për riparimin e linjave.

“Për shkak të motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, gjatë orës 2 të natës janë shkaktuar dëme në disa pjesë të rrjetit ajror elektrik në disa zona të Fushë- Krujës.
Prej orës 6 të mëngjesit brigadat e OSHEE ,Agjencia Fushë Krujë ndodhen në terren duke riparuar linjat. Theksojmë se furtuna e fortë na pengon të ecim më shpejt me punimet.
Problem edhe në Malësinë e Krujës prej reshjeve të dëborës. Qyteti i Krujës furnizohet normalisht me energji elektrike. Problem janë Nikla, Thumanë, Bubq dhe një pjesë e qytetit Fushë-Krujë”, deklaron OSHEE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: