POGRADEC

Investimi dy vjeçar i një fermeri nga fshati Proptisht i Pogradecit për të ndërtuar një serë domatesh, u shkatërrua plotësisht. Ka mjaftuar pak minuta që një erë e fortë të shkatërrojë mbulesën e serës dhe strukturën e saj mbështetëse.

Fermeri
Fermeri

Fermeri Adrian Kapri tregon se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe persa i perket kultivimit të 1 dynym domatesh.  Fermeri bën apel për ministrinë e bujqësisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Pogradec që t’i vijnë në ndihmë për të rimëkëmbur serën.

‘’Për ta ndërtuar qysh vjet kam marrë një kredi prej 5 milionësh. Të tjera investime i kam ngritur nga leku i  shtëpisë sime. Kam marrë plastmasin, ka ardhur nga Italia.  Për 10 minuta që filloi një erë e fuqishme e shkatërroi komplet. Siç duket komplet shtyllat janë këputur, edhe hekurat janë shtrembëruar. Këtu vlerat  e dëmit janë të pallogaritshëm. Vetëm si material, shkon 2-3 milionë lekë. Janë mbi 2500 rrënjë domate dhe nga 7-8 kg që bën rrënjë është dëm i pallogjikueshëm.’’-u shpreh ai për kamerat e News 24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: