Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, e cila po arrin suksese në Amerikë, do të vijë së shpejti me një duet. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Era Istrefin, i cili është në planet fillestare. Këngëtaret janë treguar të afërta me njëra-tjetrën kohëve të fundit dhe mundësitë që ky plan të realizohet janë shumë të mëdha.

Ende nuk është bërë e ditur nëse kënga do të punohet për tregun amerikan apo do të jetë në gjuhën shqipe. Megjithatë, një gjë mbetet e sigurt: kënga do të shndërrohet shumë shpejt në një hit, kur bëhet fjalë për dy këngëtare shumë të pëlqyera aktualisht.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb