TIRANE

Viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm për Era Istrefin. Këngëtarja e njohur ka pasur shumë koncertë dhe ka nxjerrë në treg hite të reja.
Aktulisht Era po përgatitet për këngën e re dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt SHBA-ve

Këngëtarja ndoDhet në Los Angeles për të xhiruar videon e këngës, “Selfish”, të cilin do ta sjell në bashkëpunim me Dj e njohur grek, Dimitri Vegas.

Biondina tashmë ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram që duket se është pjesë e klipit teksa shihet në një skenë gjigante.

“Selfish po vjen së shpejti”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje. Gjithashtu Era është në finalizim e sipër të një dueti me motrën, Norën, i cili bashkëpunim së shpejti do të jetë para fansave.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb