TIRANE – Ndërsa Nora dhe Roberti janë kujdesur që të mbajnë të fshehtë gjininë e fëmijës që presin, motra e këngëtares, Era Istrefi ka ‘thyer heshtjen’, duke treguar se shumë shpejt do të jetë tezja e një vajze. E ftuar në ‘Top Show Magazine’, Era Istrefi tha se i është plotësuar dëshira, pasi “Nora pret një çikë”.

Këngëtarja Nora Istrefi është në muajin e pestë të shtatzënisë. Lajmi për pritjen e bebit bëri që ajo të linte në mes garën në “Dance with me”. Në finalen e këtij spektakli, Nora u ngjit në skenë si këngëtare, ku nuk ngurroi të ekspozonte linjat e saj. Për herë të parë bashkëshorti muzikant, Robert Berisha, e shoqëroi në piano.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: