KRUJE
Erërat e forta që kanë fryrë përgjatë gjithë ditës së sotme në rrethin e Krujes kanë bërë që 2 pisha të rrëzohen në Krastën e Krujës duke bllokuar në këtë mënyrë edhe qarkullimin në aksin Krujë-Fushëkrujë.
Por, falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikësës së rrethit ‘Krujë’ është bërë e mundur zhbllokimi dhe kalimi në këtë aks.
Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se rruga ka ndenjur e bllokuar për rreth 30 minuta.
(BalkanWeb)