TIRANE

Gjatë një interviste të fundit këngëtarja Era Rusi foli për momentin më të sikletshëm në Live. Sigurisht që si për çdo artist, momenti më i sikletshëm është kur nuk dëgjojnë në kufje gjatë kohës që këndojnë.

“Në një festival, kur nisi kënga dhe m’u shkëput kufja. Deri në refrenin e këngës nuk dëgjoja asgjë. Dhe gjatë gjithë kohës thosha me vete ;ta ndërpres tani… jo mos e ndërprit se është turp…’ Ndërkohë po e kuptoja edhe vetë që po dilja nga ritmi. Sa ta gjeja me veten ta ndërprisja, mos ta ndërprisja, më erdhi kënga në kufje, dhe aq ishte. Duhet ta kisha ndërpreë në fakt”, -u shpreh Era në “Top Arena”.

Sa u përket këngëtareve të preferuara, Era tha se Pink është një nga të preferuarat e saj, pas Tina Turner, e cila është dashuria e saj e parë dhe e vetme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: