Britani e Madhe
Një A319, i British Airways është detyruar të ngjitet sërish në qiell pas një tentative për tu ulur që shkoi keq për shkak të erës së madhe.
Ngjarja ka ndodhur në Leeds-Bradford, në Britaninë e Madhe, ku era e fortë e shkaktuar nga stuhia Erik ka detyruar avionin të marrë sërish kuotë.
Siç tregojnë pamjet e postuara në Youtube, piloti e ka shtyrë uljen në aeroport edhe pse rrotat e avionin që ai drejtonte kanë prekur tokën.