Avokati Erald Aga ka folur për rëndësinë e mbrojtjes ligjore gjatë shoqërimit të qytetarëve në komisariat, duke theksuar se personat që ndalohen duhet të kërkojnë një avokat dhe të mos japin asnjë deklaratë pa praninë e tij. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë mbrojtës ligjorë dhe të flasin vetëm në prani të avokatit, sepse gjatë kohës që janë të shoqëruar në rajon policie mund të përballen me përgjim.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që i shoqëruari të komunikojë me të afërmit për të marrë një avokat privat. Avokati shpjegoi gjithashtu se procedura e ndalimit mund të zgjasë deri në 72 orë, ndërkohë që Prokuroria ka 48 orë për të zhvilluar procedurat dhe Gjykata 48 orë për të marrë vendim.

Për më tepër, ai theksoi se është e detyrueshme që punonjësit e policisë të identifikohen dhe të kenë arsye të ligjshme për të shoqëruar një person.

Avokati Erald Aga: Një person mund të rrijë i shoqëruar edhe 72 orë. 48 orë ka kohë Prokuroria për procedura dhe gjykata ka kohë 48 orë. Unë iu sugjeroj qytetarëve, që kur të ndalohen, është mirë të kërkojnë avokat. Në rajone policie ka edhe avokatë kryesisht. Është mirë që një i shoqëruar të marrë një avokat duke komunikuar me të afërmit, avokatët privatë janë më mirë. Raporti i të ndaluarit me avokatin duhet të jetë e mirë, që të sqarohet çdo gjë. Çdo i ndaluar duhet të lexojë të drejtat e veta, duhet të mos flasin pa praninë e avokatit. Të shoqëruarit të flasin vetëm në praninë e avokatit, sepse në rajone policie përgjohesh. Kur komunikon me avokatin, përgjimi është i pavlefshëm. Për të shoqëruar një person, duhet të kesh dyshim të arsyeshëm. Polici dhe OPGJ duhet të bëjë detyrat e veta. Punonjësi i policisë e ka të detyrueshëm që të identifikohet. Mund të shoqërohesh edhe pse nuk ke kartë identiteti prsh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb