Të dyshuarit si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Shqipëri me destinacion final vendet e BE-së u përballën këtë të hënë me gjykatën e Posacme ku ndaj tyre u caktua masa e siguiriosë.
7 shqiptarët e akuzuar për trafik dhe grupi kriminal mohuan akuzat e SPAK, ndërsa dy shtetasit nga Venezuela dhanë alibinë e tyre për arsyet që gjendeshin në Shqipëri.
Njëri prej tyre deklaroi para gjykatës se në Shqipëri do të bënte mbjelljen e flokëve në një klinikë në Tiranë dhe nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e kokainës. Ndërsa I dyshuari tjetër po nga Venezuela theksoi se në Tiranë kishte ardhur për biznes, pasi ishte tregtar rrobash. Ai është arrestuar në momentin që po largohej nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinas. Sipas avokatëve, ai dorëzoi në gjykatë faturat e blerjeve që kishte kryer.
Kolumbiani Hiwlen Ledezma Narvaez ka është shprehur se I është mohuar e drejta të lidhet me familjen, por nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme.
SPAK pretendon se ka të dhëna, si përgjime e vëzhgime të anëtarëve të dyshuar të grupit të cilët kanë organizuar dhe trafikuar nga Amerika Latine sasi të mëdha kokaine të tretur në 48 tonë lekurë bagëtish.
Ngarkesa ka hyrë në Shqipëri nga Porti I Durrësit në muajin shtator dhe nëntor dhe është magazinuar në Mullet. Ndësa në Qerekë ishte ndërtuar laboratori për përpunimin e kokainës.
SPAK nuk ka mundur ta përcaktojë sasinë e drogës, pasi këtë do ta bëjë një grup ekspertësh në javët në vijim.
Si organizatorë dyshohen Geis Fejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari, të cilët I kanë mohuar akuzat, teksa janë shprehur se janë gjendur në drekë miqësore sëbashku, në momentin e arrestimit. Prokuroria e posacme është duke vijuar hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar.
(Balkanweb)