Zinedin Zidan duket se i ka idetë e qarta për sezonin e ardhshëm. Trajneri francez, i rikthyer në stol pas eliminimit të “Los Blancos” në Ligën e Kampioneve, kërkon t’i japë besim portierit që e ka çuar tre herë në çatinë e Europës.

Ndaj, për këtë arsye, sipas asaj që raporton “Es Radio” dhe “Mundo Deportivo”, Tibo Kurtua, 26 vjeç, është vendosur në listën e largimeve të mundshme për t’i lënë vendin Kejlor Navasit, 32 vjeç. Zidan ka marrë miratimin e drejtuesve të “merengues” ndaj ish-portieri i Atletiko Madridit dhe Çelsit, duhet të gjejë një klub të ri për të vijuar karrierën e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb